Kombëtarja e Shqipërisë në futsal, pjesë e së cilës janë edhe dy lojtarët shqiptarë nga Maqedonia, Ylber Alili dhe Eljesa Neziri parakualifikueset e vlefshme për kualifikim në fazën ‘EliteRound’ për eliminatoret e Botërorit të vitit 2020 që do të mbahet në Lituani, i ka nisur në mënyrën më të mirë, njofton ‘infOSport.mk’.
Të përzgjedhurit e trajnerit Erind Resuli shënuan fitore 5:0 ndaj San Marinos, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën ‘Jane Sandanski’ në Aerodrom të Shkupit, qyteti ky nikoqir i këtij grupi paraeliminatorë, ku në grup përveç këtyre dy kombëtareve janë edhe nikoqirët e Maqedonisë dhe Greqisë.
‘Verdhekuqtë’ shënuan fitore 5:3 ndaj kombëtares greke, ndërkohë më të merituar për ‘manitan’ e ‘kuqezinjëve’ ndaj San Marinos ishin Selmanaj ’10, Alibegu ’12, Alili ’14, Kaca ’30 dhe Rexhepaj ’36.
Ndeshjen e dytë kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë gjatë ditës së sotme kundër Greqisë, me fillim në ora 17:30, ndërsa në ora 20:00 Maqedonia do të përballet me San Marinon.