Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal ka shënuar fitore 5:3 ndaj Greqisë në ndeshjen e parë të turneut parakualifikues që po zhvillohet në Shkup, e ku dy përfaqësueset e para nga gjithsej 4 në grup (bëjnë pjesë edhe Shqipëria dhe San Marino), do të kërkojnë dy vendet e para që do ju siguronin atyre një vend për në fazën ‘EliteRound’ të elimiantoreve për Botërorin ‘Lituani 2020’, njofon ‘infOSport.mk’.
Ndeshjen e zhvilluar në palestrën ‘Jane Sandanski’, Maqedonia e nisi furishëm, duke avansuar me rezultatin 3:0, mirëpo një komoditet në mesin e të përzgjedhurve të trajnerit Bozhoviç, bëri që grekët të barazojnë shifrat në 3:3. Hero i ‘verdhekuqve’ doli të jetë Mario Krstevski, i cili i realizoi dy golat e fundit, fillimisht në minutën e 38-të, për rezultat 4:3, dhe më pas edhe në sekondat e fundit, kukr vendosi rezultatin përfundimtarë, Maqedonia 5, Greqia 3.
Dimç Andov në minutën e 3-të kaloi në epërsi Maqedoninë, skuadër kjo që dyfishoi rezultatin falë golit të shënuar nga ana e lojtarit shqiptarë, Sadat Ziberi, ndërkohë kapiteni Zoran Levevski në minutën e 16-të shënoi edhe për 3:0.
Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë grekët u futën në lojë me një fytyrë krejtësisht tjetër, duke shënuar 3 gola rradhazi, me autorë Haralambos Stavrakopulos dhe Dimitros Tarlas (2 gola), por që në anën tjetër fare në fund gjetën kundërpërgjigjen e Mario Krstevskit, transmeton ‘infOSport.mk’.
Në ndeshjen e parë të këtij grupi Shqipëria shënoi fitore 5:0 ndaj San Marinos, kundërshtarit të sotëm të ‘verdhekuqve’, teksa ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo midis Shqipërisë dhe Greqisë.