Ndeshja ndërmjet Atletik Bilbaos dhe Atletiko Madridit në konkurencën e femrave ka shënuar një rekord historik në futbollin botëror. Kjo ndeshje e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Mbretit në stadiumin ‘San Mamesh’ mblodhi plotë 48.121, duke thyer rekordin e vendosur në vitin 2003, sërish nga Atletik Bilbao, kur ndeshjen ndaj skuadrës së Hispalis e kishin ndjekur 35.000 spektatorë në stadiumin e vjetër me të njëjtin emër.
Njëherit prezenca e 48.121 tifozëve në ndeshjen e së mërkurës në ‘San Mamesh’ në ndeshjen midis vashave të Atletik Bilbaos dhe Atletiko Madridit që u mbyll me fitoren 0:2 të mysafireve, bëri që të tejkalojë edhe ndeshjen e fundjavës ndërmjet Atletik Bilbaos dhe Real Betisit (1:0) në konkurencën e meshkujve, kur në shkallët e stadiumit ishin tubuar 40.390 tifoz.
Ndryshe ndeshja më e shikuar e këtij sezoni në ‘San Mamesh’, është ajo kundër Real Sociedadit e zhvilluar gjatë muajit tetort të vitit të kaluar, kur në shkallët e stadiumit prezent ishin 46.884 tifoz.