Gjatë ditës së sotme në hotel ‘Continental’ të Shkupit është akomoduar përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në futsal, që me datë 1 dhe 2 shkurt do të zhvillojë dy miqësore luksi kundër përfaqësueses së Kroacisë.
Këto dy ndeshje trajnerit Zoran Lekiq do ti shërbejnë për të parë nga afër kualitetet e të përzgjedhurve të tij, të cilët pritet të bartin barën kryesore në ndeshjet kualilfikuese të marsit.
Në mesin e lojtarëve të ftuar për këto dy ndeshje kundër kombëtares kroate, trajneri Lekiq ka grumbulluar edhe 6 lojtarë shqiptarë, në mesin e të cilëve janë Sead Demiri dhe Besmir Rexhepi (Futsal Shkupi), Furkan Shabani dhe Egzon Jashari (Juventus Serava) dhe Sami Alili dhe Arsim Sulejmani (Karadaku).
Të dyja ndeshjet kundër Kroacisë përfaqësuesja e Maqedonisë do ti zhvillojë në Shkup në palestrën e vogël ‘Jane Sandanski’ në Aerodrom me fillim në ora 13:00.