Totenhami mban hapin me kryesuesit, Çelzi jashtë zonës Çampions (VIDEO)

Totenhami ka shnëuar një fitore më të vështirë se që pritej sonte përballë Uatdfordit, skuadër kjo që dështoi në 10 minutat e fundit të takimit, kur ‘spërsat’ shënuan dy golat e përmbysjes dhe në fund shënuan fitore me rezultatin 2:1, njofton ‘infOSport.mk’.

Uatfordi kaloi në epërsi në minutën e 38-të me autorë Katçart, ndërsa golat e fitores për skuadrën e trajnerit Poçetino i realizuan Son Heung Min (80’) dhe Fernando Ljorente (87’).

Për dallim nga Totenhami që vazhdon të mbajë pozitën e tretë në renditje me 54 pikë, 7 më pak se Liverpulli kryesues dhe vetëm dy më pak se Mançester Siti i vendit të dytë, skuadra e Çelzit humbi edhe pozitën e katërt, pas disfatës 4:0 në udhëtim te Burnmauti.

Ishte kjo një ndër ndeshjet më të mira të Burnmaut këtë edicion, që fitoren e thellë ndaj ‘bluve’ të Londrës e siguroi falë golave të shënuar nga King (2 gola), Bruks dhe Daniels. Çelzi për shkak gol averazhit më të dobët, renditet në pozitën e 5-të me 47 pikë, po aq sa ka edhe Arsenali tashmë në vendin e katërt, teksa Junajtedi me 45 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes së sotme në Premierligë, Sauthemptoni dhe Kristal Pallasi barazuan me shifrat 1:1.

Leave a Reply