Denis Suarez edhe zyrtarisht do të luaj për Arsenalin. Drejtuesit e skuadrës londineze më në fund kanë arritur të kompletojnë marrëveshjen për mesfushorin e Barcelonës, të cilin e ndiqnin prej kohësh.
Ai në “Emirates’ do të luaj në formë huazimi, edhe atë deri në fund të sezonit. 25-vjeçari fillimisht kishte rinovuar kontratën e tij me Barcelonën deri në vitin 2020 dhe më pas ka lënë ekipin ‘katalunas’ për t’u transferuar në Londër.
Kështu Denis Suarez te Arsenali do të bashkohet me ish-trajnerin e tij, Unai Emeri, me të cilin ka punuar në kohën kur luante te Sevilja, edhe atë gjatë sezonit 2014/2015.
Këtë sezon, spanjolli ka luajtur në vetëm dy takime si zëvendësues në La Liga, në total vetëm 17 minuta dhe kjo ka qenë edhe një ndër arsyet e forta, pse ai vendosi të largohet nga Barcelona, me shpresë se te Arsenali do të gjejë më shumë hapësira.