Sulmuesi polak, Kryshtof Pjontek me dy golat e tij mbrëmë në ndeshjen kundër Napolit ishte thjeshtë më i merituari për kualifikimin e Milanit për në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ai mahniti të gjithë me paraqitjen e tij, por vetë ai nuk është befasuar nga ajo që tregoi mbrëmë në ‘San Siro’, pasi një gjë të tillë polaku e kishte pritur.
“E kam pritur një natë si kjo, por është vetëm fillimi” – ka thënë ai pas ndeshjes.
“Kam thënë se kam lindur gati. Shënova dy herë. Të dy golat ishin të bukur por ishin të ndryshëm” – ka thënë Pjontek.
Milani në gjysmëfinale do të mirëpret fituesin nga përballja midis Interit dhe Lacios.