Pas Jakup Berishës, Shkëndija firmos edhe me dy talentë të tjerë

Pas firmës me Jakup Berishën, Shkëndija gjatë ditës së sotme gjithashtu ka prezantuar edhe dy futbollistë të tjerë, Berat Beqirin dhe Zija Merxhanin, njofton ‘infOSport.mk’.

22 vjeçari Beqiri luan si anësorë krahu, ka nisur karierën në Danimarkë ndërsa pasi kaloi fazën testuese me sukses ka firmosur me ‘kuqezinjtë’ nga Tetova.

Ndërkohë sa i përket Merxhanit, bëhet fjalë për një futbollistë që është ritur në shkollën e Shkëndijës, ndërsa luajti si huazim te Drita e Bogovinës, Gostivari dhe Struga Trim Lum.  Rritja e performansave bëri që ai të rikthehet te skuadra e tij e zemrës, ku do të jetë si alternativë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Leave a Reply