Skuadra e Kukësit pa dyshim se ishte një ndër skuadrat më aktive në merkaton e janarit, teksa arriti që të bëjë për vete futbollistët si Vasil Shkurtaj, Eduart Rroca, Faton Xhemaili dhe së fundmi Olsi Teqen, ndërsa si duket për në fund ka rujatur edhe bombën, që pritet të shpërrthejë shumë shpejtë.
Ish reprezentuesi i Shqipërisë, Valdet Rama është futbollisti i cili pritet të vihet nën urdhrat e trajneri Armando Cungu.
“Supersport” raporton se palët e kanë arritur akordin dhe mbetet vetëm të hidhet firma mbi kontratë. Kërkesat financiare në fillim ishin të larta, por më pas është gjetur ai “mesi i artë” që Ramën e sjell në Superligën shqiptare.
31-vjeçari Rama që prej një viti është pa ekip, ndërsa ekperienca e tij e fundit ishte ajo e Janbian Funde në Kinë. Mirëpo pavarësisht kësaj cilësitë e ish-lojtarit të kombëtares nuk vihen në dyshim, dhe me siguri se do të jetë një përforcim i madh për skuadrën e Safet Gjicit, i cili dëshiron ti bëjë ballë Partizanit në luftën për titullin e kampionit.