Ish futbollisti i Shkëndijës, Olsi Teqja, i cili së fundmi ishte pjesë e Kamzës, karrierën do ta vazhdojë te Kukësi.
Siç mëson ‘infOSport.mk’ mbrojtësi 30-vjeçar me skuadrën e Safet Gjicit do të nënshkruajë kontratë për 1 vit e gjysmë, ndërsa prezantimi i tij me fanellën e ‘kaltërt’ pritet të ndodh gjatë ditës së sotme.
Si pjesë e këtij transferimi të Teqës te Kukësi, në drejtim të kundërt nga skuadra verilindore te Kamza është transferuar qendërmbrojtësi Hallaramb Qaqi.
Ky i fundit pritet të ketë më shumë minuta te skuadra periferike e kryeqytetit, pasi te verilindorët e Kukësit, nuk preferohej shpesh nga tekniku Armando Cungu.
Teqja Kamzës iu bashkua gushtin e vitit të kaluar nga rradhët e Shkëndijës, për të cilën skuadër kishte luajtur për një vit të plotë, duke regjistruar 16 ndeshje në LPFM.