Merkato nuk ka të ndalur për FC Shkupin, pasi drejtuesit nga Çairi ende kanë për të bërë në këtë afat kalimtar. “Bardheblutë” po vazhdojnë me fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, por kushtet klimatike si duket kanë qenë problem i madh si për FC Shkupin, por edhe për ekipet tjera që ndodhen në tokën turke, pasi vazhdimisht ka pasur rreshje të shiut që ka qenë ndalesë për zhvillimin e stërvitjeve dhe ndeshjeve kontrolluese.
Ndërkohë për drejtuesit nuk ka qenë ndoshta problem i madh të vijojnë me punën e tyre në kërkim të futbollistëve të rinjë, me çka një numër i madh kanë kaluar në ‘testime’ të skuadrës nga Çairi. Sipas asaj që arrijmë të mësojmë me “bardhekaltërit” është duke u stërvitur dhe në të njejtën kohë është duke u testuar nga trajneri Umit Karan një futbollist nga Bamako.
Bëhet fjalë për Maharafa Tandina dhe është sulmues krahu, që do të thotë luan në të dyja anët. Tandina është 21 vjeç, ai deri më tani ka luajtur në ekipin e të rinjëve te Beshiktashi dhe në ekipin e dytë të gjigandëve turk, ndërsa së fundmi ka luajtur edhe në kampionatet si Sllovenisë dhe Bosnja dhe Hercegovinës.
Sulmuesi 21 vjeçar deri më tani ka treguar cilësi dhe ka përmbushur pritshmëritë e Umit Karanit dhe me shumë gjasa drejtuesit dhe futbollisti do të gjejnë gjuhë të përbashkët për të firmosur kontratën. Në mungesë të Kristijan Stojkoskit të larguar, Tandina mund të jetë futbollisti ideal për ta zëvendësuar atë në repartin e sulmit.
Gjithçka pritet të vendoset ditëve në vijim, ndërsa FC Shkupi përveç këtij është në bisedime edhe me dy futbollist tjerë dhe sipas burimeve jozyrtare njëri prej tyre është futbollist me tipare mbrojtësi.
Kujtojmë që Shkupi sot në program kishte të zhvillojë ndeshjen me Ordabasyn e Kazakistanit, por për shkak motit të keq e njejta nuk u zhvillua. Ndeshja e radhës dhe e fundit për FC Shkupin në Antalia do të jetë ajo ndaj Sarajevës me 2 shkurt./InfOSport.mk
Edhe përkundër përpjekjeve që të luhet ndeshja kontrolluese në mes FC Shkupit dhe Ordabasy PFC nga Kazakistani, kjo nuk…
Публикувахте от F.C.Shkupi в Сряда, 30 януари 2019 г.