Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal është grumbulluar në Shkup dhe po vijon përgatitjet për turneun parakualifikues për kualifikim në raundin Elite të kualifikimeve për Kampionatin Botëror. Përkrahë obligimeve tjera, U.D. presidenti i FFM-së, Muhamed Sejdini ka ndarë kohë që të vizitojë bazën e përfaqësueses së futsallit të Maqedonisë në hotelin “Aleksandar Pallas”. Njeriu i parë i FFM-së për momentin, ka takuar lojtarët dhe seleksionuesin e përfaqësueses së futsallit, duke iu dhënë mbështetje para fillimit të këtij eventi të rëndësishëm që do të zhvillohet në Shkupi nga 31 janari deri me 3 shkurt.
Maqedonia e udhëhequr nga seleksionuesi Ivan Bozhoviq ndeshjen e parë e luan të enjten ndaj Greqisë nga ora 20:00, më 1 shkurt përballet me San Marinon, ndërsa ndeshjen e tretë e luan kundër Shqipërisë me 3 shkurt.