Arsenali ka mbetur i vetëm në garë për të nënshkruar me kroatin Ivan Perishiç, i cili ka kërkuar largimin nga Interi, pasi dëshira e tij është që të luajë në Premierligën angleze.
Mançester Junajtedi ishte një prej skuadrave më të interesuara për 29-vjeçarin, por me largimin e Hoze Murinjos, tani edhe interesimi për të ka rënë.
Sipas “London Evening Standard”, Arsenali pritet të bëjë një ofertë zyrtare në ditët e fundit të afatit kalimtar të dimrit, për të transferuar atë në Londër.
Perishiç gjatë qëndrimit të tij te Interi ka zhvilluar gjithsej 143 ndeshje, duke realizuar edhe 34 gola.