Milan dhe Napoli sonte do të përballen njëra me tjetrën në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë. Për këtë ndeshje, trajneri i “rosonerëve”, Xhenaro Gatuzo nuk do të mund të llogarisë në plotë 6-të futbollistë, që shton edhe më shumë problemet për të të.
Ivan Striniç, Pepe Reina, Kristian Zapata, Lukas Bilja, Xhiakomo Bonaventura dhe Matia Kaldara, janë futbollistët që do të mungojnë, ndërsa pritet që në lojë nga minuta e parë të jetë përforcimi më i fundit, Piatek, i cili debutoi në ndeshjen e fundit kampionale pikërisht kundër Napolit, ndeshje kjo e zhvilluar të dielën dhe që u mbyll me barazim pa gola.