Pas lëndimit të rëndë të portierit të parë Igor Aleksovski, drejtuesit e FC Shkupit kanë vendosur që të aktivizohen në merkato, me ç’rast arritën marrëveshje me Shkëndijën për huazimin e portierit të tyre rezervë, Saladin Mustafi.
Dy palët janë marrë vesh që Saladin Mustafi të vjen te FC Shkupi për pesë muajt e ardhshëm për të plotësuar zbrazëtirën që erdhi pas lëndimit të Aleksovskit, i cili gjatë qëndrimit në Antali, në një seancë stërvitore lëndoi ligamentin e gjurit të djathtë dhe tani më ai duhet ti nënshtrohet intervenimit kirurgjik, që do të lë portierin e parë shkupjan jashtë fushë për së paku gjashtë muaj.
Të përkujtojmë se Saladin Mustafi përveç me Shkëndijën, ka mbrojtur edhe ngjyrat e dy skuadrave tjera tetovare, Renovës dhe Teteksit.
Mustafi tani më është bashkuar me klubin ‘bardhekaltër’ dhe prej sot do të jetë nën urdhrat e trajnerit Umit Karan.