Karim Benzema me dy golat e shënuar në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij kundër Espanjollit, ka hyrë në historinë e Real Madridit.
Falë ‘dopietës’ së realizuar sulmuesi francez arriti në shifrën e 207 golave me fanellën e Real Madridit, duke u barazuar kështu me sulmuesin meksikanin Hugo Sançez, me të cilin bashkë ndajnë pozitën e 6-të në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e klubit ‘mbretëror’.
Máximos goleadores en la historia del Real Madrid:
[450] Cristiano Ronaldo (en 438 partidos)
[323] Raúl (en 741 partidos)
[308] Di Stéfano (en 396 partidos)
[290] Santillana (en 645 partidos)
[242] Puskás (en 262 partidos)
[207] BENZEMA (en 445) y Hugo Sánchez (en 282) pic.twitter.com/i0YYFemKdE— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) January 27, 2019
Para tyre me 242 gola renditen Pushkash, Santillana (290), Di Stéfano (307), Raul Gonzales (323) dhe Kristiano Ronaldo (450).
Benzema të dielën kundër Espanjollit zhvilloi një ndër ndeshjet e tij më të mira me fanellën e Real Madridit, ku përveç golave të shënuar në fitoren 4:2, ishte zemra kreative e skuadrës së Solarit ku kompletoi 54 pasime, statistika më e lartë kjo e pasimeve të tij që prej kur se luan në La Liga.