Qatip Osmani dhe Shkëndija mundet të marrin frymë më lirshëm, pasi në radhët e tyre është rikthyer mesfushori brazilian Stenio Zhunior. Ky i fundit kohë të gjatë ishte jashtë terreneve për shkak lëndimit, ndërsa sot në ndeshjen ndaj rusëve të Orsenburg u aktivizua në lojë për herë të parë pas 3 muajve mungesë.
Zhunior u aktivizua në minutën e 80-të, duke luajtur vetëm 10 minutat e fundit të takimit. Shkëndija ndeshjen kontrolluese me Orsenburg e fitoi me shifra 2:0, falë golave të Eminit dhe Imerit./InfOSport.mk