Edhe pse nuk shkëlqeu, ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo megjithatë doli të jetë protagonistë në fitoren e Juventusit ndaj Lacios të dielën në mbrëmje në ndeshjen e zhvilluar në ‘Olimpiko’.
Portugezi dy minuta para fundit të takimit shënoi nga pika e bardhë golin e fitores për ‘biankonerët’, të cilët e përmbysën rezultatin nga 0:1 në 2:1, duke bërë që tashmë të kenë plotë 11 pikë më shumë se Napoli i vendit të dytë në ‘Serie A’.
🔥 @Cristiano scored in his eighth consecutive @SerieA away match 🆚 Lazio.
The first player to achieve this in the three-point era (1994/95).#LazioJuve #ForzaJuve #CR7JUVE pic.twitter.com/0hhCo1wtUZ
— JuventusFC (@juventusfcen) January 27, 2019
Falë këtik goli, Ronaldo arriti në shifrën e 15 golave, duke u barazuar me Duvan Zapatan e Sampdorias, teksa lider me një gol më shumë mbetet Fabio Kualjarela.
Ndryshe për Kristianon ishte kjo ndeshja e 8-të që shënon gola rradhazi në ndeshjet e Juves në transfertë. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në ‘Serie A’ që nga sezoni 1994/95, kur kishte filluar që të aplikohet edhe tre pikëshi për një fitore.
Vizita në Romë e Juventusit do të mbahet mend edhe me një tjetër statistikë interesante, teksa ‘bardhezinjëve’ plotë 14 vite nuk ju kishte ndodhur që brenda gjithë 45 minutave të para të mos drejtojnë asnjë goditje drejt portës kundërshtare.