Java që lamë pas ishte e zymtë për sportin e hendbollit dhe në veçanti për klubin e Rinia nga Shkupi, pasi nga jeta u nda hendbollisti i tyre Arsim Idrizi. Vdekja e 35 vjeçarit tronditi shumicën, por më shumë shoqërinë dhe bashkëlojtarët e trajnerët e klubit Rinia të cilët ishin shumë të afërt dhe pothuajse shumicën e kohës e kalonin së bashku, në stërvitje, ndeshje, por edhe jashtë hendbollit.
Trajneri i klubit Rinia Muhamed Ismaili dhe kapiteni Basri Latifi në emisionin ‘Sportmania’ kujtuan më shumë emocione bashkëlojtarin e tyre tashmë të ndjerin Arsim Idrizin, duke e vlerësuar si njërin prej shokëve më të dalluar të klubit dhe më shembullorin që kishin në mesin e tyre.
Trajneri i KH Rinia Muhamed Ismaili dhe kapiteni Basri Latifi në emisionin Sportmania kujtojnë me shumë emocione hendbollistin e tyre Arsim Idrizin që javën që lamë pas ndërroi jetë.
Публикувахте от Tv Shenja в Понеделник, 28 януари 2019 г.