Agim Ibraimi dhe Husmani debutuan me fitore te Shkëndija

Agim Ibraimi dhe Zeni Husmani sot ndaj Orenburgut zhvilluan ndeshjen e tyre debutuese me fanellën e Shkëndijës. Që të dy përforcuan rradhët e ‘kuqezinjëve’ vetëm disa ditë para nisjes për në Antalia të Turqisë, aty ku tashmë Shkëndija numëron dy ndeshje kontrolluese.

Në ndeshjen e parë kundër Grasshopersit (2:0) që zgjati vetëm 37 minuta për shkak shiut të rrëmbyeshëm, kjo dyshe nuk u paraqit fare, ndërsa sot ata ishin pjesë e fitores së dytë të ‘kuqezinjëve’ ndaj Orenburgut rus.

Agim Ibraimi luajti nga minuta e parë, ndërsa Zeni Husmani në lojë u inkuadrua vetëm gjatë pjesës së dytë.

Për shkak një dëmtimi të lehtë Egzon Bejtullai nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, ndërsa që nga fillimi vendin e tij në qendër të mbrojtjes e zuri talenti kosovar, Leard Sadriu.

Ndryshe më të merituar për fitoren e sotme ndaj Orenburg te Shkëndija, ishin Izair Emini (38’) dhe Omar Imeri (71’).

Ndeshjen e rradhës në tokën turke skuadra tetovare do ta zhvillojë me 1 shkurt kundër skuadrës  austriake të FC St. Polten.

FORMACIONI I SHKËNDIJËS
Pjesa e parë: Zahov, Murati, Musliu, Sadriu, Mici, Totre, Alimi, Ag.Ibraimi, Fazli, Emini, Nafiu
Pjesa e dytë: Rexhepi, Todorovski, Çeshmexhiev, Merxhani, Beqiri, Husmani, Imeri, Shefiti, Zejnullai, Bojku, Zhunior.

Leave a Reply