Vëllazërimi që stinorin vjeshtorë në Ligën e Dytë – Perëndim e mbylli në pozitën e katërt me 21 pikë, 6 më pak se vendi i dytë që mbahet nga Labunishta, gjatë ditës së sotme ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes së parë profesionale me një ndër talentët më të mëdhenj të tyre, Alen Dumi, njofton ‘infOSport.mk’.
Dumi me skuadrën kërçovare ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, ndërsa është kjo lëvizja e parë më konkrete e drejtuesve të kësaj skuadre në këtë merkato, duke paralajmëruar që ditëve në vijim do të vinë edhe 4-5 transferime të reja.
“Ditëve në vijim do të ju informojmë se cilët futbollistë do të largohen dhe cilët do të mbesin në skuadër, por njëkohësisht edhe për përforcimet e reja, që pritet të jenë gjithë futbollistë të moshës së re. Emra nuk ka për momentin por sigurisht se pritet të huazojmë edhe disa futbollistë nga FC Shkupi, Shkëndija dhe Renova. Gjithashtu jemi në bisedime edhe me dy futbollistë të ligës së dytë, mirëpo me rëndësi është që futbollistët kyç do të mbeten pjesë e skuadrës, që besoj do të jetë e mjaftueshme që sërish të renditemi në pjesën e lartë të tabelës dhe kandidat për dy vendet e para” – tha enkas për ‘infOSport.mk’ drejtori sportiv i Vëllazërimit, Isak Arifi.