Sulmuesi Alvaro Morata duket se nuk do të jetë përforcimi i vetëm i Atletiko Madridit gjatë këtij afati kalimtarë të dimrit.
Skuadra madrilene sipas “Don Balon” është duke e shikuar mundësinë e transferimit edhe të sulmuesit të Mançester Junajtedit, Aleksis Sançez.
Kiliani në janar të vitit të kaluar u transferua në “Old Trafford” nga Arsenali, por Sançez ende nuk ia ka dal të tregojë formën e tij më të mirë tek ‘Djajtë e Kuq’, ashtu siç shkëlqente me Udinezen, por edhe me Barcelonën në La Liga.
Nëse ndodh që ky transferim të bëhet realitet, atëherë Atletiko Madridi do të pasurojë La Ligan me dy sulmues mjaft të spikatur, të cilët pritet të rikthehen në formën e tyre më të mirë me petkun e ‘jorganxhinjëve’.