Bepe Marota ka konfirmuar largimin e madh nga rradhët e Interit. Drejtori sportiv i “zikaltërve”, ka bërë të ditur se Ivan Perishiç ka kërkuar largimin e tij nga ‘Xhuzepe Meaca’. Kroati dëshiron të largohet nga ekipi “zikaltër”, për të luajtur te një skuadër ku mund të fitojë trofe, ndërsa drejtori italian e ka konfirmuar kërkesën e tij për largim.
“Perishiç ka dorëzuar kërkesën për largim, por ende nuk kemi marrë ndonjë ofertë për të”, – tha fillimisht Marota.
“Do të shohim në ditët e ardhshme. Ai ka kërkuar largimin, ndërsa ne duhet ta respektojmë vlerën e tij”, – ka shtuar më tej drejtori i Interit.
Në garë për shërbimet e reprezentuesit kroat, Ivan Perishiç janë dy skuadrat gjugande angleze, Mançester Junajtedi dhe Arsenali.