Skuadra e Korabit tashmë 3 ditë me rradhë ka nisur stërvitjet për stinorin pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, ndërsa gjatë ditës së sotme ata zhvilluan edhe kontrolluesen e parë ndaj Labunishtit, ndryshe nënkampionëve vjeshtorë të Konferencës së Perëndimit, njofton ‘infOSport.mk’.
Ndeshja në fjalë u zhvillua në fushën sintetike në Ohër, ndërsa fitorja u takoi struganëve, që në fund shënuan fitore me rezultatin 3:0.
Gjoreski ishte autorë i golit të parë në minutën e 31-të, ndërsa saktë pas një ore lojë Rexhepi dyfishoi rezultatin në 2:0.
Rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Labunishta 3, Korabi 0 e vendosi Merko në minutën e 74-të.