Ish sulmuesi i FC Shkupit i bashkohet Ferizajit

Ish sulmuesi i FC Shkupit, Husein Demiri karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Superligën e Kosovës te skuadra e Ferizajit, njofton ‘infOSport.mk’. Sulmuesi shkupjan, i cili së fundmi luante në Finlandë me skuadrën e PS Kemi, me skuadrën kosovare ka nënshkruar kontratë për 6 muaj, duke shpresuar se në fund do i’a arrijnë qëllimit që të mbeten pjesë e elitës.

Demiri para se të transferohej në Finlandë verën e vitit 2018-të, ai ishte pjesë e FC Shkupit, mirëpo që 6 muajt e fundit i kaloi si i huazuar te skuadra e Vëllazërimit të Kërçovës. Ndryshe në Maqedoni ai kishte luajtur edhe me Rabotniçkin dhe Makedonija Gj.P, ndërsa në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë numëron 56 ndeshje dhe 5 gola të shënuar.

Kësisoj Demiri bëhet futbollisti i dytë shkupjan që i bashkohet Ferizajit, pas gardianit të Borecit, Burhan Mustafa, i cili në të kaluarën gjithashtu kishte veshur fanellën e FC Shkupit.

 

Leave a Reply