Goran Siljanovski pas 18 muajve aventurë te skuadra e Flamurtarit ka vendosur të rikthehet në vendlindje, duke iu bashkuar ish skuadrës së tij, Rabotniçkit, njofton ‘infOSport.mk’. 28-vjeçari me ‘romantikët’ ka nënshkruar kontratë deri qershorin e vitit 2020, ndërsa menjëherrë i është bashkuar skuadrës së tij të re të vjetër në Antalia të Turqisë.
Rikujtojmë Siljanovski pjesë e Rabotniçkit ishte nga viti 2013 deri në vitin 2017-të, kur për herë të parë vendosi të largohet nga Maqedonia dhe ti bashkohet Flamurtarit në Superligën e Maqedonisë.
Ndryshe Siljanovski gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me skuadrat si Vardari, Makedonija Gj.P dhe Renova.