Piloti i avionit me të cilin udhëtonte Emiliano Sala nga Franca drejt Kardifit nuk ishte i autorizuar për të transportuar pasagjerë me pagesë. Ky është detaji që zbulohet nga medi britanike “The Sun”, sipas së cilës, 59 vjeçari David Ibotson, nuk kishte licensë për pilotim privat.
E gjitha kjo është zbuluar pasi ai nuk ishte i regjistruar në regjistrin federal të agjencisë së aviacionit. Për të marrë një të tillë, më parë duhet të kishe kryer orë të tëra flurturim.
Nga ana tjetër ekspertët e aviacionit kanë dalë në përfundimin se modeli, me të cilin ka udhëtuar argjentinasi Sala, është ndër avionët më defektozë.
Këtë e tregojnë të dhënat e frikshme referuar rasteve kur një i ngjashëm është përplasur dhe ka shkaktuar aksidente. “Modeli Piper Malibu ose PA-46 rezulton të jetë aksidentuar më shumë se 160 herë, ndër më të shumtit deri më tani”, ka deklaruar për “The Sun”, eksperti në botën e aviacionit Alastar Rosenshein.