Strategu portugez, Leonardo Zhardim është rikthyer në krye të Monakos, skuadër kjo që renditet vetëm në pozitën e parafundit në elitën e futbollit francez. Strategu 44-vjeçar në këtë post zëvendëson Tieri Henry, i cili u shkarkua të premten.
Pikërisht Zhardim ishte paraardhësi i francezit Henry, pasi i njëjti për shkak rezultateve të dobëta ishte shkarkuar tetorin e vitit të kaluar, mirëpo nën drejtimin e zëvendësuesit të tij, Monako arriti rezultate edhe më të këqija, që e sollën skuadrën nga Monte Karlo në situatë të luftojë për mbijetesë.
Zhardim në krye të Monakos do të debutojë vetëm me 29 janar në kuadër të Kupës, ndërsa gjatë ditës së sotme kundër Dizhon skuadrën nga Principata do ta udhëheq ndihmësi i Tieri Henry, Frank Pasi.
Rikujtojmë nën drejtimin e Leonardo Zhardim, Monako gjatë vitit 2017-të ishte shpallur kampion i Francës, duke ndërprerë për një vit dominimin e Paris Sen Zhermenit.