Goran Siljanovski është larguar zyrtarisht nga Flamurtari dhe tashmë e çon në dy numrin e futbollistëve të larguar këtë javë nga vlonjatët, sepse dje Busic u largua dhe është prezantuar tek Teuta 24 orë më vonë.
Bëhet fjalë për futbollistë cilësorë dhe me CV të rëndësishme, ndaj në këtë mes i humbur del Flamurtari.
Siljanovski që sot ka lënë Vlorën dhe po ashtu Shqipërinë. Mbrojtësi ka arritur marrëveshjen me Rabotnicki në Maqedoni, duke u kthyer në shtëpi ku e njohin dhe e vlerësojnë shumë.
U aludua se Partizani do të futej në garë për shërbimet e tij, por mbrojtësi me eksperiencë ka vendosur t’i thotë “stop” aventurës së tij në futbollin shqiptar.