Rej Manaj po kalon një formë për tu admiruar në Ligën e Dytë të Spanjës me Albaseten. E gjithë kjo ka bërë që ai të mendoj për hapin e madh në karrierë. Mediat spanjolle raportojnë se për sulmuesin shqiptarë interesohen shumë skuadra, në mesin e të cilëve edhe dy skuadrat e njohura, Hanoveri dhe Shtutgarti. Albasete për shërbimet e Manajt, pagoi 2 milionë euro te Interi për të marrë shërbimet e tij.
Deri më tani ai ka realizuar 6 gola në 15 takime, duke justifikuar paratë e shpenzuara. Lajmi raportohet edhe nga gazetari italian, ekspert i merkatos, Xhanluka di Marzio, raportojnë mediat shqiptare.