Skuadra e FC Shkupit do të duhet që stinorin pranveror ta zhvillojë pa portierin e saj të parë, Igor Aleksovski, i cili gjatë seancës stërvitore të ditës së martë në Antali, kishte marrë një lëndim serioz, duke kërputur ligamentin e gjurit të djathtë.
Kjo do të thotë me automatizëm se Aleksovski nuk do të mundë të rikthehet për së paku 6 deri në 8 muaj, ashtu që ai pritet të rikuperohet vetëm për sezonin e ri 2019/2020.