Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk e ka konfirmuar, por duket se kundërshtari i radhës, sa i përket ndeshjeve miqësore, i përfaqësueses ‘dardane’ do të jetë Gjibraltari, raporton ‘Insport’.
“Dardanët” kanë qenë thjesht briliantë në Ligën e Kombeve vitin e kaluar, duke përfunduar si kryesues të Grupit 3 në Ligën D.
Ky lajm ende nuk është konfirmuar nga FFK, por Federata e Futbollit të Gjibraltarit ka njoftuar audiencën se Kombëtarja do të udhëtojë drejt stadiumit “Fadil Vokrri” për t’u përballur me përfaqësuesen e Kosovës me datë 10 tetor të këtij viti.
Rikujtojmë Gjibraltari në kuadër të Ligës së Kombeve ishte pjesë e grupit 4 të Ligës së Kombeve bashkë me Maqedoninë, Armeninë dhe Lihtenshtejnin, duke u renditur si e treta në grup me 6 pikë të tubuara.