Mançester Junajtedi ka vazhduar serinë e fitoreve nën urdhrat e srategut norvegjez, Ole Gunar Solskjaer. ‘Djajtë e kuq’ mbrëmjen e së premtes mundën Arsenalin në kuadër të garave të FA Kupës angleze me rezultatin 1:3, duke siguruar kështu një vend për në ndeshjet e 1/8 së finales.
Skuadra e Solskjaer ishte e shkëlqyeshme edhe në këtë përballje, ndërsa vërehet qartë se norvegjezi ka përmirësuar skuadrën e tij dukshëm në të gjitha repartet.
Ndryshe më të merituar për fitoren e 8-të me rradhë të Mançester Junajtedit në të gjitha garat me Solskjaer në krye, ishin Sançez (31’), Lingard (33’) dhe Martial (82’), teksa golin e vetëm për vendasit e Arsenalit e realizoi Obamejang (43’).
Ndryshe në këto 8 ndeshje futbollistët e Junajtedit kanë realizuar plotë 22 gola, duke pranuar vetëm 5. Më poshtë keni edhe rezultatet e ndeshjeve të skuadrës nga ‘Olld Traford’ të arirtura nën drejtimin e Solskjaer.