E kërkonte Struga Trim Lum, Ismaili nënshkruan me Pelisterin

Futbollisti i talentuar shqiptarë nga Manastiri, Ysni Ismaili ju ka dhënë fund shpresave të drejtuesve të Struga Trim Lum, duke nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin amë, Pelisterin, njofton ‘infOSport.mk’.

Ismaili, i cili me 13 mars mbush 17 vjet me skuadrën nga Qyteti i Alfabetit ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti i parë nga ekipi i të rinjëve të Pelisterit që bënë një gjë të tillë.


LEXO GJITHASHTU:

Talenti shqiptarë i Pelisterit, Ismaili ftohet nga Shqipëria U17


Ismaili gjatë stinorit vjeshtorë ishte një ndër futbollistët më standard te Pelisteri, ku dëshmoi cilësitë e tij, ndërsa një gjë e tillë është vërejtur edhe nga ana e drejtuesve të Pelisterit, por njëkohësisht edhe nga ana e Federatës Shqiptare të futbollit, të cilët arritën që të bindin këtë talentë për të veshur fanellën e Kombëtares U17.

Ndryshe për shërbimet e Ismailit interesohej edhe Struga Trim Lum, drejtuesit e së cilës skuadër kishin pasur takime me homolgët e tyre të Pelisterit, mirëpo në këtë rast rol të rëndësishëm luajti edhe dëshira e futbollistit për të mbetur pranë familjes dhe pranë shokëve të shkollës së mesme.

Leave a Reply