Besar Iseni, ku tjetër, pos rikthimit në shtëpi, aty ku u rrit dhe u ngrit si futbollist profesionist. Pas largimit nga Vardari, Iseni sot është zyrtarizuar te FC Shkupi, ndërsa të njejtën “infOSport.mk” e kishte paralajmruar edhe më herët.
Iseni dhe Shkupi kanë firmosur kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa në fanellën “bardhekaltër” do të bartë numrin 10. Iseni pas prezantimit te Shkupi, menjëherë ka udhëtuar drejt Antalias së Turqisë për t’iu bashkangjitur ekipit në përgatitje, ndërsa do të jetë i përfshirë edhe në ndeshjet kontrolluese që skuadra nga Çairi do ti zhvillojë në tokën turke./InfOSport.mk