Leonard Kallaba ka ndërprerë para kohe bashkëpunimin me Borecin, me të cilën skuadër dolën kampion vjeshtorë në Ligën e Dytë – Lindje, njofton ‘infOSport.mk’. Edhe pse kontrata e mbrojtësit shkupjan ishte valide deri qershorin e këtij viti, me pëlqim të dyanshëm ata ndërprenë të njëjtën.
Kësisoj Boreci nga Velesi mbetet pa dyshen shqiptare, pasi nga kjo skuadër u largua edhe Burhan Mustafa, që njëherit falë edhe mbrojtjes së çelikt me në krye Leonard Kallabën, ishte portieri me më pak gola të pranuar në Ligën e Dytë – Lindje (vetëm 8 gola në 14 ndeshje).
LEXO GJITHASHTU: Burhan Mustafa ndahet me Borecin
Që të dy ishin ndër më meritorët e rezultateve impresionuese të skuadrës së Borecit gjatë pjesës së parë të sezonit 2018/2019 në Ligën e Dytë – Lindje, ku në 14 ndeshje tashmë ish skuadra e tyre regjistroi 12 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 disfatë, transmeton ‘infOSport.mk’.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i rradhës i kësaj dyshe, edhe pse përveç futbollit vendor, si opcion kanë edhe Superligën e Kosovës, aty ku Kallaba ka luajtur edhe më herët me Vllazninë e Pozheranit.