Revista spanjolle “Don Balon” vazhdon t’i garantojë një hapësirë të gjerë skuadrës së Juventusit, pasi ishte një ndër të parat që nënvizoi edhe për takimet e para që nisën mes Kristiano Ronaldos dhe skuadrës bardhezi. E njëjta revistë tashmë lëshon një tjetër bombë: “Kristian Eriksen është dëshira e madhe e radhës”.
Fantazisti danez i Totenhamit, i cili po shtyn ofertat për rinovim nga ana e klubit anglez, me kontratën e tij që skadon në vitin 2020, po joshet së fundmi nga “bardhezinjtë”, për të cilin kanë gati një pagë stratosferike prej 15 milionë eurosh në sezon.
Për sa i përket vlerës së kartonit, për momentin shifrat nuk bëhen të ditura, por sigurisht që ato mund të rrotullohen nga 80-100 milionë euro.