Portieri shqiptar nga Shkupi, Burhan Mustafa nuk është më pjesë e skuadrës së Borecit nga Velesi. Mustafa me marrëveshje të dyanshme me drejtuesit e Borecit kanë ndërprerë bashkëpunimin, duke u larguar kështu nga skuadra e Velesit pas aventurës 6 mujore.
Portieri shkupjan para se të kaloj në radhët e skuadrës që garon në Ligën e Dytë të Maqedonisë, ishte pjesë e FC Shkupit, ndërsa në të kaluarën ka mbrojtur edhe për skuadrat si Euromilku, Drita e Bogovinës, Maxhari dhe Milanon e Kumanovës.
Gardiani shqiptar pritet që ditëve në vijim të gjejë një mjedis të ri, ku do të vazhdojë karrierën, ndërsa të interesuar për shërbimet e tij janë disa skuadra nga vendi dhe nga Kosova.