“ArenaRing – Management Promotion” ka arritur të nënshkruaj edhe me dy boksier profesionist, Arben Shemallari me licencë të Gjermanisë dhe Aleksandar Kallashi me licencë të Shqipërisë.
Ky i fundit është një kikboksier mjaft i fuqishëm i cili po e tregon kualitetin e tij kudo që po paraqitet dhe i njëjti po dëshiron që ëndrrën e tij ta realizoi edhe duke debutuar në boksin profesionistë andaj edhe marrëveshja e tij ka qen e qëlluar kur dihet puna profesionale e “ArenaRing – Management Promotion” me menaxherin, Avdyl Salihu.
Nga ana tjetër, Shemallari është një boksier me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Gjermani.
Ai me boks ka filluar qysh nga fëmijëria por gjithnjë duke u ndesh në boksin amator dhe duke realizuar mbi 25 lufta, ndërkohë që para 1 viti ai futet edhe në boksin profesionist ku ka zhvilluar dy ndeshje profesionale prej tyre ka po aq fitore dhe të njëjtat i ka përfunduar me K.O. Me dy boksierët, Salihu ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare.
“Kallashin ka kohë që bashkëpunojmë profesionalisht në kikboks dhe duke e parë kualitetin e tij e sidomos me punën që bon me duar propozova që ta fus edhe në boksin profesionist dhe ai me dëshirë e pranoj këtë sfide të re, kurse Arbenin poashtu e kam përcjell kohën e fundit dhe mendoj se është një boksier kualitativ por i cili nuk ka pasur fat në jetën sportive duke mos pasur një udhëheqës që do ia drejtonte karrierën. Tani unë jam këtu dhe do të bëj çmos që këta dy luftar të ngritën në karrierën e tij. Shpresoj se të dy boksierët do të debutojnë shumë shpejt nën ngjyrat e “ArenaRing – Management Promotion”, tha Avdyl Salihu, menaxher i licencuar nga Federata profesionale e boksit dhe anëtar aktiv i EBU-së, i cili zbulon se në ditët e ardhshme do të ketë edhe marrëveshje tjera me boksier profesionistë .