Portugalia do të analizojë vendimin e drejtësisë spanjolle për rastin e Cristriano Ronaldos (arriti një marrëveshje për dënimin që mori për evazion fiskal), për të vlerësuar nëse duhen tërhequr dekoratat që ka marrë CR7 nga vendi tij. E deklaroi presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, për shtypin portugez.
“Ligji është shumë i thjeshtë. U përket specialistëve për të verifikuar nëse ekzistojnë situata për revokimin e titujve të nderit.”
Zyra e shtypit e Presidentit shtoi se do të presë “daljen e versionit origjinal të vendimit final të autoriteteve spanjolle”, para që të vendosë sesi do të procedojë.
Në vitin 2014 Ronaldos iu akordua medalja e Urdhrit të Lartë Dom Henrique dhe në vitin 2016 Kryqi i Lartë dhe Urdhri i Meritës.
Në Madera, ku ka lindur Cristiano Ronaldo, autoritet kanë konfirmuar që nuk do të preken dekorimet.
“Këto Ronaldo është konsideruar gjithmonë si një person për t’u marrë shembull. Është portugezi më i famshëm në botë,” – deklaroi Miguel Albuquerque, president i krahinës autonome.