Muriçi me Sitin e tij prekin finalen e madhe të Kupës së Anglisë

Skuadra e Mançester Sitit është finalisti i parë i Kupës së Anglisë, pasi edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale arriti që të shënojë fitore ndaj skuadrës së Barton, njofton ‘infOSport.mk’.

Pas fitores 9:0 në ndeshjen e parë në Mançester, sonte të besuarit e Pep Guardiolas shënuan fitore minimale 1:0,  me një gol të shënuar nga ana e argjentinasit, Serhio Agueros.

Njëjtë sikurse në ndeshjen e parë në ‘Etihad Stadium’, edhe sonte portieri kosovar, Arijanet Muriçi ishte titullarë te Mançester Siti, skuadër kjo që në finalen e madhe mirëpret fituesin nga përballja midis Çelzit dhe Totenhamit.

Skuadra e trajnerit Poçetino në ndeshjen e parë të zhvilluar në ‘Uembli’ kishin shënuar fitore me rezultatin minimal 1:0.

Leave a Reply