FC Shkupi prezanton Ergun Abdul

Atë që paralajmëruam disa ditë më parë, sot edhe u zyrtarizua nga ana e drejtuesve të FC Shkupit, të cilët prezantuan mesfushorin shkupjan, Ergun Abdul. Ky i fundit me skuadrën nga Çairi ka nënshkruar kontratë një vjeçare, ndërsa pas disa viteve rikthehet te FC Shkupi, duke pasur parasysh se karrierën e tij e kishte nisur pikërisht te kjo skuadër.

Mesfushori 25 vjeçar që vjen nga lagja e Gazi Babës, pasi që ishte ngritur si futbollist te Shkupi, aventurën e tij futbollistike e kishte vazhduar në ekipe të ndryshe. Fillimisht kishte luajtur në kampionatet turke, e që më pas të transferohet në Gjermani, ku ka qenë pjesë e SC Ëest Köln, SVRS Neubrück, CfR Buschbell  dhe në fund të Viktoria Köln.

Ergun Abdul bëri dy paraqitje të mira me ekipin e FC Shkupit në Antali në ndeshjet kontrolluese, ku luajti kundër Sepahan dhe Politehnica.

Shkupjani bëhet kështu përforcimi i katërt i FC Shkupit, pasi më parë kishin nënshkruar portieri Enes Azizi, pastaj mbrojtësi i krahut të djathtë Filip Ristovski dhe sulmuesi i krahut, Berat Xhonatan Ustabashi.

 

Leave a Reply