Skuadra e Superligës së Shqipërisë, Luftëtari gjatë ditës së sotme ka arritur që të bëjë për vete futbollistin e Pelisterit, Riste Ilijovski, njofton ‘infOSport.mk’. Mbrojtësi i majtë nga Manastiri me skuadrën nga Gjirokastra ka nënshkruajtur kontratë një vjeçare, ndërsa ai menjëherë pritet ti bashkohet grupit dhe të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave të këtij sezoni.
Ai në një prononcim për portalin tonë tha se mikpritja nga ana e drejtuesve të skuadrës gjirokastrite i ka lënë shumë përshtypje, duke pohuar njëkohësisht se do të jap më të mirën nga vetja për të dëshmuar kualitetet e tij në Superligën shqiptare, të cilën e çmon shumë.
‘Përshtypjet e mia nga mikpritja janë shumë pozitive, gjithashtu edhe komunikimi me bashkëlojtarët e mi të ri. Mendoj se janë djemë të shkëlqyeshëm. Dje ndoqa ndeshjen e Kupës nga tribuna, jam i kënaqur me atë që pash, mendoj se kanë një skuadër të mirë, e kombinuar me futbollistë të rinj dhe me përvojë, e që mendoj se do të jetë e mjaftueshme për të siguruar mbijetesën dhe njëkohësisht të arrihet sa më larg në kuadër të Kupës së Shqipërisë. Gjithashtu kam nderin që morra këtë mundësi që ti dëshmojë kualitetet e mia në një klub dhe ligë të këtillë, të cilën e çmojë shumë’– tha enkas për ‘infOSport.mk’, Riste Ilijovski.
Ilijovski përveç me Pelisterin në Maqedoni, gjithashtu ka veshur edhe fanellën e Pobedës dhe Mladost Carev Dvorit, ndërsa për një vit kishte luajtur edhe në Islandë me skuadrën e Höttur.
Përveç Ilijovskit, drejtuesit e Luftëtarit gjatë ditës së sotme gjithashtu prezantuan edhe futbollistin jordanez me origjinë greke, Angelos Hanti.