Skuadra e FC Shkupit gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe përforcimin e tretë gjatë këtij afati kalimtarë. Pas portierit Enes Azizi dhe mbrojtësit të krahut të djathtë, Filip Ristovskit, emër i ri në rradhët e ‘bardhekaltërve’ nga Çairi është Berat Xhonatan Ustabashi.
Bëhet fjalë për një futbollistë 24-vjeçar që luan në pozitën e krahut të djathtë, ndërsa me FC Shkupin ka nënshkruajtur kontratë për një vit e gjysmë.
Ustabashi ka luajtur me ekipin e dytë të Denizlispor, Fethiyespor, Yesil Bursa, për të kaluar më pas te ekipi i Bursaspor, që më pas të luaj me ekipin Bandirmaspor të kategorisë së dytë.