Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë U19 në futsal, Zoran Lekiq gjatë ditës së sotme ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër Kroacisë, që ‘verdhekuqtë’ do ti zhvillojnë në Shkup me datë 1 dhe 2 shkurt, njofton ‘infOSport.mk’.
Në mesin e 19-të lojtarëve të ftuar, 6 prej tyre janë shqiptarë. Bëhet fjalë për dy lojtarët e Futsal Shkupit, Sead Demiri dhe Besmir Rexhepi, pastaj dy nga rradhët e Juventus Seravës, Furkan Shabani dhe Egzon Jashari, si dhe për dy lojtarët e talentuar të skuadrës kumanovare të Karadakut, që garon në Ligën e Dytë, Sami Alili dhe Arsim Sulejmani.
Grumbullimi i lojtarëve të përfaqësueses U19 të Maqedonisë do të bëhet me 30 janar në hotel ‘Kontinental, aty ku skuadra do të qëndrojë deri me 3 shkurt, ndërsa të dyja ndeshjet kundër kombëtares kroate do të zhvillohen në palestrën e vogël ‘Jane Sandanski’ me fillim në ora 13:00.