Renova dhe Pobeda ndahen miqësisht në miqësoren e zhvilluar në Tetovë

Renova gjatë ditës së sotme në Tetovë ka zhvilluar edhe ndeshjen e dytë miqësore në kuadër të fazës së përgatitjeve për stinoron pranveror, ku për kundërshtarë kishte skuadrën e Pobedës nga Prilepi, njofton ‘infOSport.mk’.

Ishte kjo ndeshja e dytë pas asaj ndaj Shkëndijës (1:2), ku kësaj rradhe arriti që të nxjerrë një barazim 2:2, edhe pse ishte shumë afër fitores, duke pasur parasysh se me golat e Emran Ramadanit dhe Aleksandar Stojanovskit pjesën e parë e mbylli me avantazhin prej 2:0.

Megjithatë gjatë pjesës së dytë futbollitët nga Prilepi bënë një lojë shumë më të mirë, duke shfrytëzuar mundësitë e tyre dhe falë golave të shënuar nga Gjorgji Tanushev dhe Bllagoja Geshoski në fund nxorrën një barazim 2:2.

Ndeshjen e rradhës skuadra e Renovës do ta zhvillojë me 1 shkurt kundër kampionëve të vjeshtës në Ligën e Dytë – Perëndim, Struga Trim Lum, ndërsa nga data 25 janar ekspedita ‘bardhekaltër’ do të zhvendoset në Ohër, aty ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve para startit të stinorit pranveror që starton me 17 mars.

Leave a Reply