Ylli i Xhenoas, Krzysztof Piątek për shkak pezullimit nuk luajti në ndeshjen e së hënës ndaj Milanit, duke ndjekur ndeshjen ndaj skuadrës së tij të ardhshme nga tribunat e stadiumit ‘Marassi’.
Pas përfundimit të ndeshjes, Piatek thuhet se është përshëndetur me bashkëlojtarët në dhomat e xhveshjes dhe është larguar me automjetin e tij privat.
Drejtuesit e Milanit dhe Xhenoas janë pranë finalizimit të marrëveshjes, madje thuhet se gjithçka ka shkuar sipas planit, ashtu që gjatë ditës së sotme sulmuesi polak pritet që të arrijë në Milano për të kryer testet mjekësore, që më pas edhe zyrtarisht të prezantohet me fanellën ‘kuqezi’.
#Piatek lascia per l'ultima volta lo Stadio Marassi di Genova: addio al #Genoa, ora c'è il #Milan pic.twitter.com/VUhmqwAMAU
— calciomercato.com (@cmdotcom) January 21, 2019
Piatek te Xhenoa erdhi gjatë verës së vitit që lamë pas nga skuadra e Krakovia, ndërsa në 19 ndeshje të zhvilluara me fanellën e Xhenoas arriti që të realizojë 13 gola, duke zgjuar interesimin e ‘rossonerëve’, të cilët u treguan shumë të shpejtë duke vepruar në kohë para skuadrave tjera që gjithashtu interesoheshin për shërbimet e polakut 23-vjeçar.
Me transferimin e Piatek hapet rruga e Gonzalo Higuain për të kaluar në rradhët e Çelzit, teksa Alvaro Morata pritet që të largohet nga skuadra londineze dhe ti bashkohet skuadrës së Atletiko Madridit.