Emiliano Sala e kishte që në fillim parandjenjën se një gjë e keqe mund t’i ndodhte atij në këtë udhëtim me avion nga Kardif në Nantë e pastaj përsëri mbrapsht në Uells. Lojtari ia kishte shprehur këtë shqetësim për gjendjen e avionit miqve të tij të ngushtë në një mesazh që u ka dërguar nga udhëtimi, duke u thënë se kishte frikë.
Lajmi qarkullonte gjatë gjithë pasdites por vetëm tani në darkë, babai i futbollistit konfirmoi se ishte një audio reale që i përkiste të birit që mendohet se ka humbur jetën në një aksident me avion.
“Vëlla, jam i lodhur për vdekje. Isha në Nantë duke bërë gjëra, gjëra dhe përsëri gjëra… nuk mbarojnë kurrë. Tani jam në avionin që duket se do të bëhet copë-copë. Po shkoj në Kardif pasi nesër pasdite do të fillojmë stërvitje me ekipin e ri, të shohim si është. Si jeni ju vëllezër, mirë? “, ishte mesazhi i lojtarit, i cili më pas lëshoi një frazë sikur parandiente gjithçka.
“Nëse për një orë e gjysmë nuk keni të reja rreth meje, nuk di nëse do dërgojnë ndonjët të më gjejë, pasi nuk do të më gjejnë, por që ta dinë… baba, sa frikë që kam”, ishin fjalët e lojtarit nga avioni i cili tashmë rezulton i zhdukur prej 24 orësh. (vipsport.al)