Lajm i madh vjen nga Gjermania, shpërblehet Milot Rashica

Futbollisti kosovar, Milot Rashica të shtunën rezultoi të jetë deçziv në fitoren 1:0 të skuadrës së tij Verder Bremen në transfertën ndaj Hanoverit, duke realizuar golin e vetëm në minutën e 32-të, njofton ‘infOSport.mk’.

Rashica përveç golit të shënuar, bëri edhe një paraqitje shumë të mirë, ndërsa e gjithë kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur në Gjermani.

Tifozët e Verder Bremenit futbollistin shqiptarë e kanë zgjedhur futbollistin më të mirë të ndeshjes.

Ndryshe goli ndaj Hanoverit për Rashicën ishte i dyti sezonal, pas atij ndaj Ajntrahtit të Frankfurtit.

Leave a Reply