Edhe një tjetër futbollist i Trepça ’89 i bashkohet ekipit të Kit Go!

Skuadra e Kit Go sërish godet në merkato. Drejtuesit e saj së fundmi kanë arritur që të angazhojnë futbollistin e Trepça ’89, Bllagoj Gucev, i cili në këtë mënyrë i bashkohet Antonio Bujçevskit, që gjithashtu nga rradhët e skuadrës mitrovicase iu bashkua skuadrës nga Pehçeva.

Ndryshe 28-vjeçari Gucev, ndryshe i lindur në Strumicë, gjatë karrierës së tij gjithashu ka luajtur edhe me Bellasicën, Vëllazërimin dhe Sileksin.


LEXO GJITHASHTU: Futbollisti i Trepça ’89 i bashkohet skuadrës së Kit Go


Përveç këtyre dy emrave të njohur në futbollin vendor, që pas vetes kanë edhe shumë ndeshje nga elita e futbollit vendor, Kit Go, gjithashtu transferoi edhe sulmuesin e krahut të majtë Aleksandar Panovski, që erdhi nga rradhët e Sileksit.

Gjithë këto emra bëjnë të qarta edhe ambiciet e debutuesve në Ligën e Dytë – Lindje, që stinorin vjeshtorë e mbyllën në pozitën e katërt me 26 pikë, vetëm 3 pikë larg vendit të dytë që siguron ndeshjen e balotazhit.

 

Leave a Reply